2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mes tallavasë, alkoolit e pijeve energjike – rreshteri i Policisë së Kosovës thyen drastikisht masat antiCovid

Rekomandime

Masat antiCovid në vend po vazhdojnë të thyhen, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Përveç qytetarët të zakonshëm – masat po thyhen edhe nga ata që thirren për të ruajtur rendin dhe qetësinë, nga ata që detyrë e kanë të dënojnë personat që po i thyejnë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19.

Lexuesit e Gazetës Insajderi, kanë dërguar disa pamje duke treguar se rreshteri i rajonit të Shtimes, Nexhmedin Ahmeti ka marrë pjesë në një aheng të mbajtur më 27 nëntor. E gjithë ngjarja zhvillohet në një lokal, i cili dyshohet se ndodhet në komunën e Ferizajt.

E në vend se rreshteri ta dënonte pronarin e lokalit për shkeljen që po bënte, ai u bë edhe vet pjesë e kësaj vepre.

- Advertisement -

Rreshteri i Policisë së Kosovës nga Shtimja, Nexhmedin Ahmeti
Mes tingujve të muzikës tallava, pas orës 19:00 atëherë edhe kur duhet të fillojë ora policore, rreshteri Ahmeti gjendet nën shoqërinë e një miku të tij (emër i panjohur për redaksinë) teksa shijon muzikën, pijen e atmosferën e krijuar brenda atij lokali.

Pamjet janë bërë publike nga vet miku i tij përmes një videon të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ku i njëjtë pas orës 19:13 ka hyrë live duke treguar për atmosferën që po mbretëronte brenda.

- Advertisement -

Madje ai edhe ironizon me orën policore duke treguar se për të nuk vlen ajo.

Duke pozuar para kamerës, me pije energjike e me alkool në duar rreshteri dhe miku i tij cakërrojnë gotat duke shijuar çdo moment të asaj nate.

Ndonëse po thyejnë të gjitha rregullat, duke filluar nga ora policore, mos mbajtja e distancë e mos vendosja e maskës e ku shihen fare pranë njëri-tjetrit, ata kujdesen për një gjë. Kujdesen që duart e tyre të jenë të dezinfektuara.

Herë pas herë para kamerës rreshteri Ahmeti tregon disa 10 eurosh.

Më poshtë gjeni pamjet:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit