12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mesazhet e UniKKatilit, cilët janë ‘armiqtë’ që s’po e lënë rehat reperin e vjetër?

Rekomandime

Reperi i vjetër UniKKatil ka publikuar sot këngën e re “Po Eci”.

Siç ndodh rëndom kur publikon këngë, edhe sonte projekti i tij më i ri ka shkaktuar interesim të madh për ta dëgjuar e shumë komente që mundohen të deshifrojnë mesazhet e tij.

- Advertisement -

Tekstet e UniKKatil janë gjithmonë të veçanta e të stisura në mënyrë poetike që çojnë mesazhe të prera për tema sociale, politike dhe artistike. Tekstete e tij karakterizohen nga gjuha eksplicite, për çfarë edhe kritikohet shpesh. Megjithatë, zhanri rep e as arti në përgjithësi, nuk njohin korrektësinë politike në të shprehur. Madje, është absurde të kërkosh diçka të tillë nga artistët.

Çfarë tha UniKKatili?

Si në këngët tjera, reperi është sërish krenar për të kaluarën e tij artistike dhe paraqitet nën aurën e madhështisë, ku ndjehet komod. Mburret me unikalitetin e tij dhe konkurrentët i quan “një masllahat”, pra të njëjtë dhe pa ndonjë karakteristikë të veçantë identitare si artistë.

- Advertisement -

Ai flet për ‘armiqtë’ e tij, të cilët thotë se nuk po e lënë rehat.

“K’ta t’*** none dojnë me m’pa n’birë / jon t’u pëlcitë e s’un rrijnë shlirë / Legacy me ma mbrri shtirë / kom inatgji po plot ma shumë t’mirë”, thuhet në verset e para të këngës së tij të re, duke iu referuar trashëgimisë së tij, duke aluduar se është e paarritshme për të tjerët.

- Advertisement -

UniKKatil në këngën e re “Po Eci” dëshiron të tregojë se nuk do më “probleme”, por po detyrohet të kthehet, pasi që vazhdimisht dikush po e ngacmon.

“Kot e kom kqyrë punën tem / Apet dikush dikun mu po m’nemë”, thotë Unikkatil.

Këtë e bënë të qartë edhe në refrenin e tij.

“Eci po eci po eci n’rrugë tem unë nuk lypa problem / eci po ec po eci n’rrugë tem ti ma prishe atë ren”, thuhet në refrenin e këngës së re.

Disa rima ia kushton edhe Feros, një reper nga Gjilani, i cili e kishte quajtur “picamen” reperin që jeton në Bronx të New York.

“Mu picamen s’je n’veti jo / qato nuk kom folë se shihet me kohë / vlej do milionë p*** ti asni trohë / Ça merr n’koncert un’ lypsav’ i dho”, është mesazhi i UniKKatil për Feron.

UniKKatil i mbron me këmbëngulësi qëndrimet e tij konservatore. Është nacionalist, i këndon kombit dhe nuk i do komunistët. I do të guximshmit dhe i përçmon frikacakët.

Dhe, kujdeset që këto qëndrime t’i bëj të qarta, pothuajse në të gjitha këngët e tij.

“Do s’um dojnë për art se nuk jon artista / Do s’ma dojnë bindjen që s’du komunista / vi pi ni linje që jon kon ballista / e pi amshimit o ka m’bekon Fishta”, shprehet UniKKatili në një pjesë të këngës.

Pa dyshim, UniKKatil ka disa cilësi të papërsëritshme artistike. Thuhet, ndonëse kurrë nuk është sqaruar si duhet, që edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare e kishte vlerësuar lartë atë, duke e quajtur “poet”.

Për fund, shpresojmë që UniKKatilin vazhdojnë të mos e lënë ‘rehat’, në mënyrë që ai të sjell këngë të reja e të veçanta si kjo sonte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit