Valon Berisha ka thënë se sot Kosova luan ndaj shtetit që na ka ndihmuar në luftë, por që duhet të iu tregojmë se kush jemi ne në futboll.Berisha e ka quajtur Kosovën vend të vogël por me zemër të madhe.“Sot do te perballemi me njerin nga vendet qe na ndihmoi te lirohemi nga okupatori. Do i jemi mirenjohes gjate gjithe jetes Anglise dhe do te jemi miq pa marre parasysh se sonte kush fiton.
Fotoja e pare flet shume dhe tregon se ku kemi qene dhe asnjehere nuk do ta harrojme te kaluaren pasi duke shikuar nga e kaluara, frymezohemi per t’i arritur sukseset ne te ardhmen.
Kosova eshte nje vend i vogel, por ka njerez me zemer te madhe dhe asnjeher nuk i harron ata qe na ndihmuan te jemi ketu.
Anglinë do ta respektojme gjate gjithe jetes, por sonte do u tregojme se cfare kemi mundur te bejme dhe se kush jemi bere nga perkrahja e tyre” shkruan ylli i Lazios në Facebook.