1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mesazhi i shefit të kompanisë ‘Meka’ për të rinjtë që duan të pasurohen

Rekomandime

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka” gjatë emisionit të KALLXO.com të transmentuar të mërkurën, ka dhënë disa mesazhe për të rinjt kosovar që duan të pasurohen lehtë.Sipas Pirajt, nuk duhet t’i shikojë politikanët sidomos ata që kanë para.

- Advertisement -

“Ata që duajnë të bëjnë para është e thjeshtë, vetëm të punojnë dhe ta përdorin trurin, mos ta shikojnë rrethin, mos t’i shikojnë të tjerët e mos t’i shikojnë politikanët sidomos ata që kanë bërë para”, u shpreh ai. “Unë si kompani, nuk kemi pasur kurrë asnjë tender. Krijimi i një pasurie me punë ështe shume e lezetshme, pasuria qe krijohet me punë e me mbet nuk është lehtë.

Pasuria që krijohet me tender, mund të humbet lehtë. Ata (qytetarët) duhet të kenë parasysh qe rruga qe krijojnë mund të i qojë në burg. Më duhet me iu drejtu atyre të rinjve që po miret me drogë, me kultivimin e marihuanës”, shtoi ai.Piraj tregon se për shkuarjen e tre punëtorëve në Zvicër iu kishte dhënë borxh disa të holla punëtorëve, por që tregon edhe kushtet që ia ofron në vendin e punës të cilën e drejton.“Ne kemi i pasur tre punëtorë që kanë dashtë me shku me punu jashtë, unë vet i kam vetëfinancu, iu kam dhanë pare, borxh, e mi kanë kthy, masi kanë punu disa vjet atje, janë kthy kanë ardhë me punu prapë në firmën tem. Ma shumë iu pëlqen këtu se atje. Njëri që vazhdon me punu ende te na, ka punu në Zyrih të Zvicrës e ka pas 5500 franga rrogën, e te unë 500 euro. Lihet Zvicrra për Kosovë, se në fund të muajit ai nuk e ka pas asnjë cent në gjep e këtu 500 euro rroga, sigurimin shëndetësor, sigurimin pensional, dy shujta në fabrika”, u shpreh ai.

Më tej, Piraj u ankua se shteti kosovar nuk ka krijuar asnjëherë kushte për investime të huaja. Lidhur më këtë përmendi faktin se detyrohen të paguajnë ende taksën doganore për lëndën e parë.“Nuk ka kriju shteti kushte për investime.

- Advertisement -

Vazhdojmë te pagujmë edhe taksë për lëndën e parë në doganë, me fjalë e kanë edhe tvsh-në e taksën doganore, ne i pagujmë kanaqet, pjesët rezervë kurse vendet e CEFTA-s që prujnë konserva në Kosovë nuk pagujnë taksë doganore.

P.sh nuk e kanë zhvillu arabt Dubain, po iu ka ofru kushte për investitorët… Një politikan që e do vendin nuk shitet për para. Unë e di një gjë, unë si prodhues nuk kemi hasur në një politikan të vetëm që e ka seriozitetin e duhur për zhvillimin e duhur të vendit, asnjë ministër. Pse coca-cola vetëm në Kosovë nuk prodhon?!

- Advertisement -

Edhe Mali i Zi është më i vogël se Kosova po prodhon. Ne vetëm importojmë. Pse nuk po investon cocacola nuk po vije në Kosovë? Për shkak te taksave”.Më tej, Piraj në këtë emision që u diskutua konkretisht për vullnetarizmin tregoi se disa herë është vetorganizuar me qytetarët e fshatit të tij për t’i pastruar rrugët nga bora afër shtëpive të fshatit.Përballë gazetares Jeta Xharra të ftuar ishin Dajana Berisha – drejtoreshë e Forumit Iniciativa Qytetare e cila ndan edhe çmimet “Fides”, Burim Piraj – pronar i kompanisë “Meka”, Besart Kunushevci – Platforma Akademia dhe Flutur Latifi – Organizata Kosovare e Studentëve të Mjekësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit