16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosova nuk është Afganistan, Serbia kot fërkon duart

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kosova nuk është Afganistan. Serbia po i fërkon duart kot. Talebanët atje janë ushtri që ka dalë nga populli i tyre. Serbia këtu ishte pushtuese. Ky është një dallim fundamental.

E dyta, Amerika kishte shkuar në Afganistan që të largonte nga pushteti talebanët dhe të Iuftonte terrorizmin. Në Kosovë ka ardhur që të mbrojë humanizmin. Aspekt tjetër i rëndësishëm është që Kosova është në vijën kufitare të pikës ndarësë te interesave në mes të Amerikës dhe Rusisë. E Amerika, nga këto pika nuk është tërhequr asnjëherë.

Pra, do të terhiqet vetëm kur Serbia ta braktisë Rusinë dhe të orjentohet komplet nga Bashkimi Evropian dhe NATO. E nëse kjo ndodhë, atëherë s’kemi as ne cka ruhemi nga ta. Por, as kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Marrdhëniet serbo-ruse kanë rrënjë të thella dhe të qëndrueshme.

- Advertisement -

Në këto rrethana, Kosova duhet ta forcojë ushtrinë e vet dhe shtetin. Forcimi i ushtrisë përmes buxheteve masive do ta mbronte vendin edhe nga ndryshimet eventuale të klimës gjeopolitike që mund të lëviznin në disfavorin tonë.

Siguriësht në atë klimë rol vendimtar luan edhe casja jonë ndaj miqëve ndërkombëtar, sidomos Amerikës. Duhet të jemi të përafruar me ta dhe të marrim sinjale në linjën e tyre kur na ofrohen. Kjo, pasi ne nuk mund të veprojmë mëvehte me këtë balanc forcash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit