8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qëndron Kastrati thotë se është suImuar, i jep emrat e personave

Rekomandime

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është suImuar mbrëmë nga disa persona.

I kontaktuar nga Express, Kastrati ka thënë se është zënë në pritë në Karaçevë, derisa ka treguar edhe emrat e personave që thotë se e kanë suImuar.

- Advertisement -

“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë suImuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu suImin, pastaj kish ndodh edhe një suIm tjetër pas një ore”, ka thënë Kastrati.

Se Kastrati është suImuar mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

- Advertisement -

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për suIm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit