Pas Lajcak edhe zyrtari tjetër i BE’së e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë?

0
115

Drejtori i Agjencisë Evropiane për Kontrollin e Kufijve të Jashtëm, Fabrice Legeri, në hartën që mban në zyrën e tij paraqitet Kosova si pjesë e Serbisë.

Një gjë e këtillë është vërejtur pasi Legeri iu bashkua nëpërmjet linje të drejtpërdrejtë televizionit kroat, HRT1, raportojnë mediet serbe

Legeri po fliste për mediumin kroat lidhur me çështjen e migrantëve që mëtojnë të futen në bllokun e BE’së.

Paraqitja e Kosovës si pjesë e Serbisë është vërejtur edhe në hartën e zyrës së ndërmjetësuesit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Një gjë e tillë pati ngjallë reagime të shumta nga shoqëria civile në Kosovë.