10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mesejtari Kadyrov është helmuar!/ Diktatori çeçen në gjendje të rëndë shëndetësore

Rekomandime

Diktatori çeçen Ramzan Kadyrov – një aleat i ngushtë i Vladimir Putin – raportohet të jetë i sëmurë rëndë me probleme me veshkat mes frikës se është ‘helmuar’.

- Advertisement -

Diktatori mizor i cili ka mbrojtur përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës, thuhet se ka thirrur një mjek të njohur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sepse ai ‘nuk u beson’ mjekëve të Moskës. Sëmundja e veshkave solli edhe mungesën befasuese të Kadyrov në fjalimin e Putinit për gjendjen e kombit muajin e kaluar.

Sipas mediave perëndimore, kjo ka çuar në fitimin e shpejtë të peshës, siç u pa në një takim të fundit në pallatin e tij në kryeqytetin çeçen me kreun e Republikës Popullore të pushtuar të Donetskut.

Edhe pse Kadyrov, 46 vjeç, është një nga aleatët më të ngushtë të Putinit, ai ka sulmuar fuqishëm ministrisë ruse të mbrojtjes dhe disa gjeneralë rusë për humbjet në fushë betejë në Ukrainë. Pretendimet sugjerojnë se Kadyrov mund të jetë helmuar, një fat që thuhet se e ka pasur edhe aleati i tij të ngushtë, gjeneral-major Apti Alaudinov, 50 vjeç, muajin e kaluar në një ‘tentativë për vrasje’.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit