2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Mësimdhënësit me kancer i rrezikohet jeta, drejtoria e detyroi të kthehet në punë

Rekomandime

Mësimdhënësit të shkollës fillore “Dardania”, në Prishtinë, Vehbi Vatovci, pavarësisht se ka qenë i diagnostikuar me sëmundje të rëndë dhe me pushim të detyrueshëm mjekësor, iu dërguar një mesazh nga Drejtoria e Arsimit që duhet ta ndërpres pushimin dhe ta vazhdojë punën.

Vatovci tregon se si i erdhi ftesa që duhej të kthehej gjithsesi në shkollë.

- Advertisement -

“Vitin 2020, kam qenë i diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kam vazhduar me kimioterapinë. Në atë kohë… Qeveria ka ndarë një fond për mësimdhënësit në përgjithësi me sëmundjet e rënda kronike dhe na ka mundësuar që të marrim pagë duke qëndruar në pushimin e detyrueshëm mjekësor për shkaqe të sëmundjeve të rënda kronike. Kjo punë ka vazhduar, ky fond është ndarë edhe për zëvendësuesit e mësimdhënësve që janë në pushim të detyrueshëm mjekësor, i kanë zëvendësuar orët mësimore të kolegeve tyre. Mirëpo neve paga na ka ecë e rregullt por zëvendësuesit tanë që kanë mbajtur mësimin tonë nëpër vendet e tona të punës përkatëse, nuk kanë marrë asnjëherë paga të cilat iu kanë premtuar… Pas një viti pushim të detyrueshëm mjekësor, më ka ardhë ftesa me adresë prej drejtorisë së shkollës që duhet të ndërprerët pushimi mjekësor i detyrueshëm dhe të kthehem gjithsesi në vendin e punës. E kam kërkuar sqarimin prej kujt është ardhë kjo urdhërese, prej drejtorisë komunale të Prishtinës, dhe e kam kërkuar një takim me drejtoreshën e Arsimit, pasi që nuk e kam parë normale që pushimin mjekësor e ndërprenë mjeku përkatës dhe jo drejtoresha e arsimit. Kërkova takim por kishte qenë e zëne, nuk më pranoi në takim”, tha ai.

Derisa shton se bashkë me një kolegë tjetër, u detyruan të kthehen në punë.

“Kemi qenë prej kolektivit tonë dy mësimdhenës..3:51 me sëmundje të rëndë kronike dhe u kthyem sepse ishim të detyruar.. Me keqardhje them që ata zëvendësuesit tonë edhe sot e kësaj dite, fondi që është ndarë për ne me probleme shëndetësore dhe pushim të detyrueshëm mjekësor, ata zëvendësues akoma s’kanë marrë pagat e premtuara nga Qeveria Hoti… Ajo që është premtuar nuk është realizuar… Edhe neve ndërprerja e pushimit të detyrueshëm mjekësor nga ana e drejtorisë komunale për Arsim të Prishtinës, na është rrezikuar edhe jeta, mirëpo ka qenë vendim i tyre i drejtë ose jo le ta gjykojnë edhe të tjerët që janë profesionist i kësaj fushe”, tha ai.

- Advertisement -

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka thënë për KosovaPress, se këtë vit Ministria e Arsimit ka ndarë 1.7 milion euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore.

“Këtë vit ne kemi ndarë një shumë prej 1.7 milion euro për të bërë zëvendësimet e mësimdhënësve që janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Në kushte normale kjo do të duhej të zgjidhej me ligj, me pensionim të përkohshëm apo me situata të tjera, por në mungesë të ligjeve të tilla, ne i kemi autorizuar drejtoritë komunale të arsimit, që sipas gjykimit të tyre dhe sipas gjetjeve mjekësore, këta mësimdhënës t’i zëvendësojnë me mësimdhënës të tjerë, përkohësisht deri në fund të vitit shkollor. Mendojmë që një aranzhim të tillë ta kemi edhe për vitin e ardhshëm dhe shpresojmë që deri atëherë të gjendet një zgjidhje për sa i përket pensionimit të përkohshëm, jo vetëm të mësimdhënësve por edhe të punonjësve tjerë”, theksoi Pupovci.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-t, Rrahman Jasharaj, është shprehur i kënaqur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, derisa ka shtuar se drejtoritë e arsimit duhet të punojë si duhet dhe të mos ketë emra që nuk e meritojnë.

“Këtë vit vet Ministria e Arsimit, na gëzon fakti, ka bërë një ndarje buxhetore…Tash i mbetet drejtorive arsimore dhe shkollave t’i evidentojnë saktësisht ata që e meritojnë ta kenë këtë mbështetje, pasi që buxheti është ndarë… E mira është që DKA-të të punojnë si duhet që të mos ketë emra që nuk e meritojnë, të jenë të dokumentuara sëmundjet e tyre dhe pastaj këtë njerëz të merren me sëmundjet e tyre, ndërsa në vend të tyre të shkojnë kuadrat e reja”, theksoi Jasharaj.

Ai shtoi se plani për pensionim të parakohshëm nuk ka ecur tutje, pasi që Qeveria është marrë më shumë me Policinë.

“Plani për pensionim të parakohshëm nuk ka ecur tutje ngase fillimisht Qeveria është marrë më shumë me Policinë, ngase atje kemi një polici më të moshuar. Të njëjtën kërkesë e kemi bërë ne por secila qeveri po thirret se do të na bëhet një numër shumë i madh i cili është vështirë të plotësohet”, tha ai.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit