9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mësohet gjendja shëndetësore e babait të Kadri Veselit

Rekomandime

Gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.

Gazeta Express nga burime përbrenda spitalit ka marrë vesh se i njëjti po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”. I njëjti, sipas burimeve, ka pësuar suIm në tru.

- Advertisement -

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Speciales tha për Express se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.

Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Express.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, u arrstuan dhe u dërguan në Hagë katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-ministri i qeverisë së përkohshme, Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit