2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mësohet se çfarë u diskutua gjatë vizitës së Lajçak në LVV, Kurti fillimisht i foli për partinë e tij

Rekomandime

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me tre këshilltarët e tij shkuan në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdën e takimeve me liderët politikë në Prishtinë.

- Advertisement -

Në LVV, ata u pritën nga kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, dhe anëtarët tjerë të partisë, Arben Vitia, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli.

LVV ka treguar se në fillim, Kurti i ka folur Lajçakut për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë si dhe anëtarësimin e saj në Aleancën Progresive, shkruan Gazeta Express.

“Takimi ishte në kuadër të vizitës së z. Lajčák në Kosovë dhe takimeve të tij me liderë politikë e institucionalë. Përgjatë tij, kryetari Kurti dhe Përfaqësuesi Special Lajčák ndanë qëndrimet dhe këndvështrime e tyre sa i përket procesit, qëllimeve dhe zhvillimeve në Dialog. Në fillim të fjalës, z. Kurti e falenderoi z. Lajčák për ftesën e tij për t’u takuar. Ai e njoftoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! i cili tashmë ka përfunduar në rreth 10% të pikave tona, për Qeverisjen Alternative dhe pesë shtyllat e saj, si dhe anëtarësimin në Aleancën Progresive së fundmi. Kryetari Kurti gjithashtu foli edhe për katër rastet të cilat tashmë e sa kohë janë në trajtim të Gjykatës Kushtetuese e për të cilat ende nuk ka ndonjë verdikt nga ky institucion pavarësisht se ato do të duhej të trajtoheshin me prioritet marrë parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e tyre”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

- Advertisement -

Ndërkaq Lajçak i dha më shumë rëndësi asaj për çka është angazhuar, dialogut Kosovë-Serbi,

“Në anën tjetër, z. Lajčák foli për rëndësinë dhe nevojën e vazhdimit të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja paraqet nje proces serioz i cili ka dy qëllime bazë: normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe afrimin e dy vendeve pranë e në BE. Pra, dialogu mes tyre si proces dhe marrëveshja përfundimtare si produkt janë të lidhura ngusht me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, nuk mund të ketë vakum, por ose përparim ose prapakthim, shtoi Miroslav Lajčák”, njofton Vetëvendosje.

- Advertisement -

E krejt në fund të takimit, Kurti u mor me dialog, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm. Ai ka theksuar nevojën që dialogu të jetë i përgatitur mirë dhe që të udhëhiqet nga një tjetër Qeveri.

“Në fund, kryetari Kurti u pajtua se dialogu është shumë i rëndësishëm. Duke qenë proces i një rëndësie të tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë, me parime e qëllime të qarta, me qeveri legjitime dhe kredibile, kornizë të dakorduar paraprakisht nga palët e përfshira, dhe përfshirje e aprovim të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LVV-së, që thekson se Kuri e Lajçak u pajtuan të mbesin në kontakt në funksion të mirëmbajtjes dhe avancimit të bashkëpunimit të deritanishëm.

Në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetari i saj, Albin Kurti, i shoqëruar nga ish ministri i Shëndetësisë dhe anëtari…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 14. Oktober 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit