1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mësoni se kush është gjykatësi i Speciales, që po gjykon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Rekomandime

Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale kanë filluar punën e tyre tashmë, ku disa figura kyçe të politikës në Kosovë po mbahen atje nën dyshime për kr.ime iufte dhe kr.ime kundër njerëzimit.

- Advertisement -

Të gjithë ata, kanë mbajtur të paktën nga një seancë në Hagë, teksa gjykatësi i Speciales është Nikola Giju, nga Franca.

Gjykatësi Nikola Giju ka qenë që nga viti 2015, shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin. Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe kr.imin kibernetik.

Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Giju shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.

- Advertisement -

Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Giju punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, kr.imin e organizuar dhe kr.imin financiar.

Gjykatësi Giju është magjistruar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe evropiane nga Universiteti i Sorbonës (Francë).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit