7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti i LDK-së: Isa Mustafa, politikan i dështuar dhe president në tentativë, e rrëzoi partinë për toke

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili mbanë krahun e Vjosa Osmanit, përmes një statusi të bërë në FB e ka quajtur liderin e tij, Isa Mustafa si politikan të dështuar.

Avdyli, ka thënë se ai po sulmon u.d Presidenten, Vjosa Osmani, bazuar në gënjështra, ndërsa shton se i vie keq kur ka rënë partia e LDK-së.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij:

Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut.

Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel. Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja.

- Advertisement -

Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shiqojmë vec cka kërkon PDK.

Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës.

- Advertisement -

Ky shkatërroi gjithcka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara.

Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit