9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Monego” drejtohet nga partneri i një oligarku të lidhur me Putinin

Rekomandime

Një tentakulë biznesi e njerëzve të lidhur me regjimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për vite rresht ka shërbyer në Kosovë si magnet për të nxjerrë para, kryesisht nga xhepi i të varfërve. Ajo është mbyllur tek të premten, shkruan sot Koha Ditore.

Është “Monego”, një institucion financiar jobankar, aksionar i vetëm i të cilit në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron letonezi Aigars Kesenfelds.

- Advertisement -

Krahas saj, është mbyllur edhe institucioni mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo”, që për aksionar ka “As lute Credit Europe”.

Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore, dryni u është vënë të dyjave, për shkak që nuk kanë zbatuar rregullat, në bazë të të cilave u ishte lejuar ushtrimi i veprimtarisë.

Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti.

- Advertisement -

“Devijimi më i rëndësishëm dhe më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi, të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit