12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Messi fiton me Argjentinën trofeun e parë

Rekomandime

Argjentina e Lionel Messi e ka fituar finalen kundër Brazilit në Maracana, duke fituar me rezultat 1-0. Një gol i shënuar nga Di Maria në minutën e 21 ka qenë vendimtar për këtë ndeshje derisa Lionel Messi tashmë ka thyer tabunë dhe ka fituar trofe edhe më Kombëtare

- Advertisement -

Një finale më shumë ndërhyrje e ndërprerje por që në fund e kthen Argjentinën si fituese në një turne ndërkombëtare, duke marrë Copa American në finalen e tyre të tretë.

Ishte një ndeshje që filloi me një kontroll më të topit nga Argjentina por që shanset e para për gol i takuan Brazilit por që Argjentina do të shënonte që në tentimin e saj të parë.

Një top kalon nga mbrojtja e Argjentinës në drejtim të Di Marias por ishte Renad Lodi i cili nuk arrin që ta ndal atë mirë dhe topi arrin të Di Maria i cili gjendet ballë për ballë me portierin Ederson dhe me një parabollë shënon gol në minutën e 21-të të ndeshjes.

- Advertisement -

Pjesa e parë përfundon me rezultat minimal të Argjentinës derisa nu        k u shënua ndonjë rast për gol për tu veçuar.

Në pjesën e dytë, ishte Brazili që vazhdimisht suImonte portën e Emi Martinez. Në një moment u mendua që u barazua rezultati pasi që ishte Richarlison që do të shënonte një gol por që pas rishikimit në VAR del që ai është në pozitë jashtëloje, një gol që u shënua në minutën e 52-të por që ishte i pavlefshëm.

Brazili vazhdoi të instojë që të gjëjë golin e barazimit por që ndeshja kishte shumë ndërhyrje dhe shumë ndërprerje për lojën e ashpër të të dyja ekipeve.

- Advertisement -

Brazili në 20 minutat e fundit do të vazhdonte suImet pa rreshtur derisa mundësinë më të mirë për të shënuar e kishte Gabigol në minutën e fundit të ndeshjes.

Edhe Messi pati një mundësi për të shënuar një gol në minutat shtesë por që nuk arriti ta bënte këtë.

Në fund Argjentina arriti ta ruajë epërsinë dhe Argjentina dhe Lionel Messi pas një kohe të gjatë arrin ta fitojë një trofe me këtë Kombëtare

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit