1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mësuesit e kosovarëve duhet me i shti në burg, jo me i uru

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Mësuesit kosovarë janë më meritoret pse dy të tretat e kosovarëve janë analfabetë funksionalë. Jemi ndër të fundit në botë për nga niveli i arsiminit, ku fajtorët kryesorë prap janë mësuesit.

Ata e ndërtuan këtë sistem. Ne i fajësojna politikanët, të cilët kanë faje me shumicë. Por, nuk janê ata që e rrokin ditarin me i mësu nxënësit. Janë mësuesit.

E ata nuk po e bëjnë këtë. Krejt çka po bëjnë mësuesit kosovarë, është të kërkojnë paga, të cilat i kanë ndër më të lartat në rajon dhe të mos ofrojnë asgjë në këmbim.

- Advertisement -

Nuk duhen kushte speciale me ia mësu një fëmije shkrim leximin dhe me ia instalu mendimin kritik. As me e mësu për jetën, me qenë analitik, të ketë iniciativë dhe të përfitojë një dije elementare, nuk ka nevojë për asnjë kusht.

Duhet vetëm një klasë, një shkumës, një tabelë dhe një shpuzë.

- Advertisement -

Natyrisht, për të transmetuar dije, duhet të kesh dije. Për të ndërtuar njerëz të suksesshëm, duhet të jesh vet i suksesshëm, për të ndërtuar profesionist, duhet të këmbëngulësh, për të ndërtuar elitë, duhet të jesh vet më i mirë se të tjerët. E shumica e mësuesve tanë nuk janë të tillë.

Urime Dita e Mësuesit, 7 marsi të gjithë atyre që janë të tillë. Paçi sa më shumë shokë sepse vërtetë kemi nevojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit