Presidenti Ilir Meta nuk i kurseu kritikat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha në emisioni Now teksa i kujtoi këtij të fundit kontributin e LSI në mbështetje të tij.
Sipas Metës, ai është personi i dytë pas Berishës që e ka mbështetur më shumë Bashën, ndërsa bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dogji 19 mandate deputetësh për të qenë në një linjë me PD.
“S’kam asgjë personale. Pas doktorit, për atë s’ka bërë njëri sa unë. Dhe sa ka bërë gruaja ime për të, s’ka bërë gruaja e tij. Kam frikë që ajo edhe votën s’ja ka dhënë. Gruaja ime i dha besën, dogji edhe 19 mandate që s’i kishte marrë ajo”, tha Meta.
Sipas Metës, është e patolerueshme që vendi të shkojë në krizë besimi për shkak të sjelljeve të Bashës.