-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Meta, Surroit: Je bërë vu-vu-zelë e VV’së, kështu i përgjigjet ai

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta përmes një shkrimi ka thënë se Vetëvendosje bashkë me disa të tjerë, duke përmendur edhe publicistin Veton Surroi, janë kurthuar në dy dilema të klasës së dytë, e për këtë i është kundërvënë ky i fundit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Meta në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, ka pohuar se VV’ja dhe disa vu-vu-zela, duke përmendur edhe Surroin, janë kurthuar në dy dilema të klasës së dytë, duke pretenduar rreth interpretimit Kushtetutës, saktësisht nenit 82.2 që po i bëhet dive të fundit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Surroit, i cili e ka ftuar Metën që të lexoj shkrimet e tij ku flet për nenin 82.2 të Kushtetutës, i cili pretendon se fjala “mund” është e barasvlershme me “duhet”.

“Lexova postimin tënd dhe e kuptova si një tentim denigrimi. Meqë më përshkruan si pjesë të një grupi , të lutem cito një shkrim timin ku merrem me nenin 82.2 të Kushtetutës dhe ku shkruaj se fjala “mund” është e barasvlershme me “duhet”, ka replikuar Surroi.

- Advertisement -

Polemika ka vazhduar edhe me tej, ndërsa Meta, ka insistuar se Surroi bashkë vu-vu-zelat e tjera të VV’së po mundohet të ri-interpretojnë fjalën ‘mund’ të nenit 82.2 të Kushtetutës.

Meta tutje iu ka drejtuar Surroit se në 4-5 muajit e fundit ju nuk keni shkruar asnjë fjalë kritikuese për cilindo veprim të VV;së dhe kryeministrin Kurti.

- Advertisement -

“Unë, kam respekt, dhe në asnjë rast, s´kisha qëllim denigrimi kur po Ju përshkruaja si pjesë të një grupi. Unë vetëm po konstatoja, pas parasysh, se në asnjë, nga Kolumnet e përditshme që keni botuar në 4-5 muajt e fundit, s’keni gjete asnjë fjalë kritike për cilindo veprim të VV-së dhe KM Kurtit. Asnjë. Keni përzgjedh, që për çdo akt të VV-së dhe KM Kurtit, ose ta heshtni, kur ishin të pa justifikueshëm, ose ta mbështesni, pa qoftë edhe kur ishin akte, që ai me veprimet e tij, shkarkonte veten dhe shkelte marrëveshjet e koalicionit. Asnjë fjalë apo Kolumne kritike, as për emërimet e Bordeve me arsyetimet zyrtare se të emëruarit janë VV, por janë “Njerëz që ju beson Qeveria, dhe që nuk vjedhin”! Pra në mbi 20 Kolumne të fundit, të gjithë janë gabim, janë në lajthitje, përveç VV-së, kjo nxirët, jo vetëm nga unë, si përfundim…

Tash, rreth interpretimeve Kushtetuese: Veton, nuk ke shkruar për Nenin 82.2, por ke folur dhe interpretuar dilemat Kushtetuese që lidhen me këtë temë dhe aspektet që trajton ky Nen.
Dhe edhe këtë, e ke bërë njëjtë, si i gjithë „Kori”, sic mund ta ndëgjosh në linkun më poshtë.
P.S. Pikërisht respekti që kam për Ty, m’ka bërë të besojë se përcaktimin dhe angazhimin aktual, po e bënë që t’marrësh anë, kah ajo anë, që nga këndvështrimi yt, beson se është e drejtë.
Që është krejt në rregull.
Sikur që për mua, më duket n’rregull, ta evidentojë këtë në shpalimet si më lartë…
Përshëndetje dhe shëndet n’familje”, ka shkruar Meta në replikën ndaj Surroit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit