7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Michael Bloomberg heq dorë nga gara për President të Amerikës, i bashkohet Joe Biden-it

Rekomandime

Mike Bloomberg kandidati demokrat për shtëpinë e bardhë në një deklaratë të pak minutave më parë njoftoi se po i jepte fund kandidaturës së tij për president. Ai deklaroi se do të mbështeste kandidatin Joe Biden për president të SHBA-ve.

- Advertisement -

Bloomberg shkroi:

“Unë gjithmonë kam besuar se mposhtja e Donald Trump fillon me bashkimin ndaj kandidatit që votohet më shumë. Pas votimit të djeshëm, është e qartë se kandidati është miku im dhe një amerikan i shkëlqyeshëm, Joe Biden.

Unë e kam njohur Xhoin për një kohë shumë të gjatë. Unë e di mirë sjelljen, ndershmërinë e tij dhe angazhimin e tij për çështjet që janë kaq të rëndësishme për vendin tonë – përfshirë sigurinë e armëve, kujdesin shëndetësor, ndryshimin e klimës dhe punët e mira.

- Advertisement -

Unë kam pasur rastin të punoj me Joe për ato çështje ndër vite, dhe Joe ka luftuar për njerëzit që punojnë. Sot jam i lumtur që do e mbështes- dhe do të punoj për ta bërë atë Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Bloomberg.

Michael Bloomberg i dha fund fushatës së tij presidenciale të Mërkurën, duke mbyllur një garë të guximshëm gjatë të cilës ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut harxhoi qindra miliona para për të financuar ofertën e tij.

- Advertisement -

“Para tre muajsh, unë hyra në garën për President për të mposhtur Donald Trump. Sot, unë jam duke e lënë garën për të njëjtën arsye: ta mposhtim Donald Trump – sepse është e qartë për mua që qëndrimi në të, do ta bënte më të vështirë arritjen e këtij qëllimi, “njoftoi Bloomberg në një email për mbështetësit e tij.

Bloomberg e la garën pas një shfaqje zhgënjyese të Martën. Ai mori vetëm një fitore të vetme: Samoan Amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit