4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Migjen Kelmendi: E kuptoj Isa Mustafën që u alarmua nga njeriu i Trumpit, por ai tregoi se PDK duhet votuar

Rekomandime

Kandidati per deputet nga PDK, Migjen Kelmendi, ka shkruar se vizita e njeriut të afërt të Donald Trump në Kosovë nuk asht thjesht demonstrim i solidaritetit mes dy partive konservatore të djathta, siç janë Partia Republikane e PDK, por edhe shprehje e mbështetjes për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Kelmendit:

Vizita e njeriut të afërt të Donald Trump në Kosovë nuk asht thjesht demonstrim i solidaritetit mes dy partive konservatore të djathta, siç janë Partia Republikane e PDK, por edhe shprehje e mbështetjes për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona. Unë e kuptoj që kryetari i LDK asht i alarmuem ndaj kësaj vizite e reagoi, sepse partia e tij asht deformueme. Nga partia e Ibrahim Rugovës, që synonte zgjidhjen e konfliktit në mënyrë pacifiste në aleancë me SHBA, asht nji parti që ka dalë kundër dialogut dhe rekomandimeve amerikane përfshi këtu letrën e presidentit Trump.

Matt Whittaker e bani të qartë se në këto votime qytetarët zgjedhin mes dy alternativash. Njana asht për nji qeveri që ka me forcue bashkëpunimin me Shtetet e Bashkueme të Amerikës për me luftue korrupsionin dhe për me zhvillue ekonominë tonë. Tjetra asht për nji qeveri të udhëhequn nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe që nuk mund ta luftojnë korrupsionin. Të gjithë kandidatët e tjerë rivalë të Kadri Veselit kanë dalë haptazi kundër qëndrimeve amerikane të demarkacionit dhe dialogut, tue i damtue ndjeshëm marrëdhaniet e Kosovës me aleatët.

- Advertisement -

Po ashtu duhet theksue se Whittaker asht nji ndër njerëzit kryesorë të Partisë Republikane dhe Trump’it për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ka eksperiencë dhe ekspertizë në këtë fushë. Mbështetja që ai i dha Planit Kundër Korrupsionit asht dëshmi që ai asht plani i duhun, i mirëmenduem dhe efikas për me çrrënjos korrupsionin në Kosovë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit