1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mikrobiologia kosovare që u vaksinua në Kukës thotë se disa nga kolegët e saj pas marrjes së vaksinës patën simptoma

Rekomandime

Më 20 mars, mikrobiologia nga Kosova, Donjeta Pllana-Hajdari ka marrë vaksinën kundër Covid-19 në Kukës.

Ajo tregoi që pas marrjes së vaksinës nuk ka pasur alergji, por vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina.

- Advertisement -

Por, ajo tha se kolegët e saj kanë pasur simptoma si temperaturë, ethe e plogështi.

“Vet personalisht skom pas alergji, vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina. Ka pas kolegë tjerë që kanë pasë simptoma, temperaturë, ethe, plogështi, simpotma të lehta por që kanë kaluar.

Pas marrjes së vaksinës, reaksioni mund të paraqitet menjëherë, simptomat e tjera janë të lehta dhe largohen për rreth 24 orë”.

- Advertisement -

Mikrobiologia tregoi të gjithë procesin deri te vaksinimi, teksa shtoi që edhe dozën e dytë do ta marrin në Kukës.

“Unë e kom marr vaksinën më 20 mars, në grupin e parë të punëtorëve shëndetësor. Organizim fantastik, meqenëse i gjithë procesi ka përfundu për rreth 1 orë. Atje na kanë prit punëtorët shëndetësor. Na kanë marrë historikun shëndetësor, pastaj është bërë rënditja dhe menjëherë jemi vaksinuar, kemi qëndruar 25-30 minuta për ndonjë proces të mundëshëm alergjik që ka mund me u paraqit.

- Advertisement -

Vaksinimi ështe metoda më efikase që na mbron. S’kom hezitu me marrë, jam gëzu shumë, i ftoj të gjithë që ta marrin vaksinën.

Dozën e parë në Kukës, dozën e dytë pas 4-12 javësh, neve na është thënë që dozen e dytë duhet ta marrim në Kukës”, u shpreh ajo në një lidhje direkte për RTV Dukagjin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit