8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja çmimin Nobel

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se nëse do ta njihte Kosovën, ai do të merrte çmimin “Nobel”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja çmimin ‘Nobel’. Kam marrë Urdhrin e Vladimir Putinit. Unë jam i vetmi president që kam marrë Urdhrin e Kishës Ortodokse Serbe. Më është mjaftuar me çmimin“, tha ai në TV Happy.

- Advertisement -

Ai po ashtu u shpreh që askush nuk dëshiron ta shohë Serbinë të fortë.

“Përfaqësuesit e fuqive të mëdha më thanë që në fytyrën time. Dhe unë dua që njerëzit në Serbi ta dinë këtë“.

Vuçiqi foli edhe për Shëndetësinë, teksa shtoi që me të gjitha viktimat, kanë nivelin më të ulët të vdekshmërisë në Evropë.

- Advertisement -

“Kur arrini në diçka që është kaq e dukshme, spitalet, pajisjet mjekësore … Me të gjitha viktimat që kemi, ne ende kemi nivelin më të ulët të vdekshmërisë në Evropë. Kjo pasi ne arrijmë të shtrojmë në spital të gjitha rastet më të vështira.

Ne e kryejmë vaksinimin më mirë se të gjithë, edhe pse kemi paguar shtatë milionë paradhënie në programin “COWAX”. Ne morëm zero vaksina prej tyre. Kritikat nuk janë të rëndësisme dhe nuk ka rëndësi kush thotë çfarë. Në fund, rezultati shihet”, shkruan nspm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit