19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vuçiq lëvdohet pak: Vetëm unë, Zoran Xhinxhiq dhe Dobrica Çosiq kemi prezantuar plane për Kosovën

Rekomandime

Aleksander Vuçiq tashmë ka filluar të ndjejë revanshin e partive opozitare për zgjedhjet që do të mbahen në prill të 2020-ës. Këtë herë Vuçiq ka përdorur çështjen e Kosovës për t’u lavdëruar karshi liderëve të opozitës në Serbi të cilët janë duke e kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb thotë se ai është i vetmi që bashkë me Dobrica Çosiqin dhe Zoran Xhiqnqin kanë propozuar plane për Kosovën.

“Më thoni një plan të kundërshtarëve të mi politik, përveç atij që ata janë kundër gjithçkaje”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, shkruan B92.

Megjithatë Vuçiq e pranon që planet e propozuara nga vetë ai, Çosiq e Xhinqit janë kundërshtuar fuqishëm.

- Advertisement -

“Askush s’ka propozuar plan për Kosovën, përveç Dorbrica Çosiq dhe Zoran Xhingjiqit, dhe ato ide u këputën në rrënjë”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb.

Vuçiq ndërkohë është tallur me liderët e partive opozitare në Serbi, duke thënë se s’ka asnjë plan për Kosovën dhe së mbështet planin e Dragan Gjilasit dhe Boshko Obradoviqit.

- Advertisement -

“ Unë s’kam asnjë… mbështes planin e Gjilasit, edhe pse se kam dëgjuar end. Por plani i tij dhe plani i gjeniut Boshko Obradoviq, janë planet më të mira”, ka thënë Vuçiq teksa ka ironizuar me ta.

Ndërkohë sa i përket kritikave që ka marrë nga Kisha Ortodokse Serbe, Vuçiq ka thënë që ata duhet të bëjnë punën e tyre dhe të mos përfshihen në politikë.

“ Vetëm lërini ata që të bëjnë punën e tyre, iu preferoj atyre që të merren me punët e tyre dhe jo me politikë”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit