1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mikrobiologu Raka tregon se a duhet të vendosni maska kirurgjike në rrugë

Rekomandime

Mikrobiologu Lul Raka iu është përgjigjur disa pyetjeve rreth koronavirusit. Raka ka sqaruar edhe nëse duhet ta vendosni maskën kirurgjike nëse dilni në rrugë, raporton Express.

- Advertisement -

Sipas Rakës, nuk keni nevojë që të vendosni maskë gjatë rrugës, por vetëm duhet ta mbani distancën së paku dy metra nga çdokush që iu afrohet.

“Jo. Maskat kirurgjike duhet të përdoren nga ata që kanë nevojë më së shumti- punëtorët shëndetsor. Virusi nuk qëndron në ajër. Nëse keni dalur në rrugë mbani distancën së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet dhe kjo është masa më e sigurtë”, ka shkruar Raka.

Raka ka thënë se për shkak të rritjes së rasteve asimptomatike të infektimit tashmë shumë shtete këshillojnë përdorimin e mbulesave të fytyrës, por se këto nuk janë maska kirurgjike.

- Advertisement -

“Për shkak të rritjes së rasteve asimptomatike të infektimit tashmë shumë shtete këshillojnë përdorimin e mbulesave të fytyrës. Këto mbulesa për fytyrë mund të përgatiten nga materiale dhe rroba të ndryshme dhe të lira në shtëpi. Këto mbulesa mund të përdoren si masa vullnetare shtesë të shëndetit publik. Mbulesat e fytyrës NUK JANË maska kirurgjike”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit