8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ukrainës i vie në mbrojtje edhe një shtet i fuqishëm

Rekomandime

Në prag të përkeqësimit të situatës në Ukrainë dhe parashikimeve se pushtimi i saj nga Rusia është i pashmangshëm’, Australia ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e saj për t’i dalë në ndihmë shtetit ukrainas.

Ministri i Mbrojtes së Australisë, Peter Dutton, ka thënë se asistenca ushtarake është shumë e mundur, teksa ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Evropën Lindore.

- Advertisement -

Si arsye për mosdërgimin e trupave në Ukrainë, ministri tha se situata është ‘dukshëm larg Australisë’, prandaj Qeveria Morrison nuk do të dërgojë trupa.

Dutton tha se është ‘vështirë të kuptohet’ se pse Rusia nuk e ka pushtuar ende Ukrainën marr parasysh rreshtimin në numër të madh të ushtarëve afër kufirit ukrainas, duke shtuar se sulmi aty do të kishte ‘efekt paralajmërues’ për pjesën tjetër të botës, shkruan SkyNews.

Matjet e fundit thonë se Rusia ka vendosur 190.000 trupa rreth Ukrainës, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit