2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Miku i Vuçiqit mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë

Rekomandime

Matteo Salvini, pjesë e partisë së djathtë ekstreme në Itali ‘Lega Nord’, njëherit edhe i deklaruar si mbështetës i pushtetit të Beogradit, mund të jetë udhëheqësi i radhës i ekzekutivit italian. Të paktën, kështu po thonë sondazhet që po zhvillohen në Itali.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar të japë dorëheqjen të martën, tha zyra e tij, vendim ky që zgjeron kaosin politik dhe rrezikon të komplikojë reagimin ndaj koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Zyra e Conte tha në një deklaratë të hënën në mbrëmje se ai do të informojë ministrat e tij se po largohet dhe më pas do të takohet me presidentin e vendit, Sergio Mattarella, për t’ia konfirmuar dorëheqjen e tij.

Conte shpreson që t’i jepet një mandat nga presidenti për të formuar një qeveri më të fortë pasi humbi shumicën e tij në Senat.

Matteo Salvini, një nga kundërshtarët më të zëshëm politik i Contes, bashkë me subjektin politik të tijin ‘Lega Nord’, si dhe dy partitë e tjera nacionaliste FDI dhe FI, kanë akumuluar 49% të votave në sondazhin e realizuar nga mediumi italian ‘Affaritaliani’.

- Advertisement -

Salvini është konsideruar si mik i Serbisë nga presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se mund të llogarisin në mbështetjen e tij karshi çështjes Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Për kreun e partisë së ‘Lega Nordit’, një nga zyrtarët e lartë të kësaj partie pati thënë se në rast se e merr pushtetin, do mund ta rishikojë vendimin e Italisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sigurisht që Kosova është gjithashtu një problem i madh për të gjithë Evropën – ka shumë trafik droge, trafikim të organeve njerëzore, prania e terroristëve islamikë dhe të kthyerve. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në të gjitha mënyrat e mundshme. Dhe po, ne me siguri do të rishikojmë vendimin për njohjen e Kosovës ”, tha Comencini për Telegrafin serb.

Salvini, bashkë me udhëheqësin bullgar nacionalist, Viktor Orban, mbështesin qasjen pro-ruse, e cila mëton të luftohet me çdo kusht nga ShBA’ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit