2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Milaim Zeka: Albini e Vjosa e urrejnë UÇK’në më shumë se Donika

Rekomandime

Analisti Milaim Zeka ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, që në postimin e saj për Ditën e Çlirimit nuk e përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por, ai thotë se më shumë Gërvalla “UÇK-në e urrejnë” presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

“Duhet me falënderu publikisht Doniken për këtë urrejtje patologjike që ka ndaj UÇK-së. Akoma më zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kanë mashën Donike, pse me i prekë gacat me dorë”, ka shkruar Zeka.

- Advertisement -

Për më tepër, Zeka thotë se Gërvalla do të zbulonte vrasësit e heroi Jusuf Gërvalla, babait të saj, nëse do të kishte po të njëjtën “urrejtje” për Serbinë.

“Me pasë Donika të njëjtën urrejtje për Beogradin sikurse për UÇK-në, kaherë i kishte zbulu vrasësit e babait!”.

Gërvalla dje nxiti kritika kundër saj me një postim në Facebook ku uron Ditën e Çlirimit të Kosovës, pa përmendur UÇK-në, derisa falënderon ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it.

- Advertisement -

“Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vetë Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar. Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm. 12 qershori duhet të na përkujtojë gjithmonë se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Republikës së Kosovës”, ka qenë urimi i Gërvallës dje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit