1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Milaim Zeka: Grenell ka kaluar në personale me Albin Kurtin

Rekomandime

Ish-deputeti Milaim Zeka ka komentuar shkrimet e fundit të ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se ky i fundit ka kaluar në personale me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një shkrim në Facebook, Zeka ka thënë se këto reagimet e fundit e bëjnë të mendojnë se Grenell e ka personale me liderin e LVV-së.

- Advertisement -

Ai thotë se kjo sipas të gjasave po ndodhë pasi që Albin Kurti po vazhdon ta kundërshtojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Zeka thotë se populli mund ta ndryshojë Kurtin, ama Grenell nuk ka fuqi që ta ndryshojë popullin e Kosovës.

“Ky popull, përmes votës, e ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin jo për sytë e zi, as te larmë, jo për poezitë e Albinit, as qëndrimet ndaj Palestinës, po për shkak të ndryshimeve”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ish-deputeti tutje ka shtuar se votuesi kosovar i ka parë Vjosa Osmanin e Albin Kurtin si shpresë për ndryshim, teksa thotë se as Grenell e askush tjetër nuk kanë të drejtë ta “vrasin këtë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit