1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Milaim Zeka: Isa Mustafa bllokues i marrëveshjes, Albin Kurti do të dalë humbës

Rekomandime

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk janë treguar aspak serioze gjatë negociatave mes tyre për krijim institucionesh.

- Advertisement -

“Kanalet e komunikimit kanë qenë anormale dhe premtimet dhe deklaratat e tyre kanë qenë sinjali më i mirë për ata që deshifrojnë deklarata të liderëve politikë. Mustafa në momentin që është përzier në këtë çorbë është ditur se do t’i vjen një erë e keqe. Vjosa Osmani është e vetmja që ka pasë mandat që ta zgjidhë problemin e krijimit të Qeverisë me Albin Kurtin”, ka thënë Zeka, njofton Klan Kosova.

“Albin Kurti mund të marrë vendime pa e pyetur VV-në. Kurti e ka fuqinë vendimmarrëse çka nuk e ka Isa Mustafa në LDK. Struktura e LDK është e ndërtuar në atë mënyrë që duhet mbledhur një forum për të marrë vendime. Për mua bllokues në këto negociata është Isa Mustafa – humbës do të jetë Albin Kurti”.

“Mustafa është bllokues sepse matematikat e tij janë me një stad të veprimit të gjatë. Mustafa ta qet ndërskamcën në Prishtinë, ndërsa Albin Kurti e merr vesh kur rrëzohet në Tiranë. Kurti nuk e ka kuptuar se asnjë teori politike nuk mund të zbatohet në Kosovë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit