1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Milazim Krasniqi parasheh skenarin e errët, se si mund të zhbëhet shteti ynë

Rekomandime

Publicisti Milazim Krasniqi ka komentuar rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në raport me shtet ndërtimin e Kosovës.

Sipas Krasniqit, nëse zhvlerësohet pesha shtet-ndërtuese e UÇK-së dhe nëse dënohen drejtuesit e saj, pashmangshëm në atë pako do të “inkrminohet” edhe NAT0, për lidhjet e saj me UÇK-në dhe për bombardimet kundër Jugosllavisë.

- Advertisement -

“Në atë rast, NATO do të gjendej nën breshërinë e sulmeve të opinionit publik dhe të distancimit prej saj të qeverive populiste të shteteve anëtarë të NATO-s. Për pasojë, NATO do të shtrëngohej të rishikonte/suprimonte Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës, e cila i ka detyruar forcat serbe të largohen nga Kosova. Pas një veprimi të atillë, në K.S. të OKB-së do të kërkohej të bëhej riafirmimi i rezolutës 1244, ku Kosova trajtohet si pjesë e ish Jugosllavisë”, është shprehur Krasniqi.

Rrjedhimisht, sipas Krasniqit, me atë gjë do të bëhej edhe hapja e procesit të kontrolluar të rikthimit të personelit të ushtrisë serbe në pikat kufitare të Kosovës, siç parashihte rezoluta 1244.

“Ky do të ishte fillimi i shpërbërjes së Kosovës si shtet. P.S. Ata që kujtojnë se ndryshimet tronditëse nuk janë të mundshme, le të kenë para sysh ndryshimin e qëndrimit të SHBA-së ndaj talebanëve. Kur ka ndodhë ndryshimi i qëndrimit ndaj talebanëve, ndryshimi i qëndrimit ndaj qeverisë serbe është shumë më i lehtë, politikisht, kulturalisht dhe gjeopolitikisht. Vetëm duhet një Serbi që shpall orientimin e saj atlantik. Ata që kanë pak më shumë dije, e dinë se dy shtetet sponsore të pavarësisë së Shqipërisë, Austro-Hungaria dhe Italia, vetëm tre vjet pas proklamimit të Shqipërisë si shtet, e kanë minuar dhe më vonë e kanë pushtuar vetë. (Kujtoni Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), pushtimin austriak të Shkodrës (1916), Marëveshjen Titoni Venizellos (1919.) Dhe kuptojeni se nuk ka aleanca të përhershme”, potencoi ai.

- Advertisement -

Në fund ai theksoi se shtetin mund ta humbim, nëse padituria, ose nëse tradhtia zë vend në fronin e politikës shtetërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit