20.3 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Për pesë ditë, 5200 bileta të shitura, filmi “Zgjoi” me rekord të shikueshmërisë

Rekomandime

Filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit është duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te audienca e Kosovës.

Këto ditë është duke u shfaqë në Cineplexx, dhe përgjegjësit e kësaj kinemaje kanë njoftuar se vetëm për pesë ditë, filmi “Zgjoi” është parë nga 5200 persona.

- Advertisement -

“Filmi Zgjoi është në rrugë për t’i thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë për filma vendorë 😍

5200 bileta të shitura për vetëm 5 ditë! 🔥😱

Përmendi personat që duhet ta shohin këtë super-film”, është thënë në njoftimin e Cineplexx Kosova.

- Advertisement -

Filmi që ka për bazë historinë e Fahrije Hotit, gruas që ngriti biznesin e ajvarit në Krushë të Madhe, tashmë ka marë shumë shpërblime edhe në nivel ndërkombëtar, sikurse që është duke u shfaqë në rrjete të kinemasë, poashtu në nivel ndërkombëtar.

Filmi është propozuar nga Kosova edhe për çmimin prestigjioz Oscar. Rolin e Fahrije Hotit e luan aktorja Yllka Gashi, e cila së fundi edhe u shpërblye për rolin më të mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit