Demir Limaj është vëllau i Fatmir Limajt, i cili është drejtor në Telekomin e Kosovës dhe si ligjërues i rregullt në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.
Demir Limaj ka publikuar pasurinë e tij pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, si shkak i këtyre pozitave që mban.
Limaj ka deklaruar se posedon tokë, banesë e shtëpi, si trashëgimi familjare në vlerën prej 1 milionë e 339 mijë euro.
Ai posedon edhe një veturë Mercedes në vlerën 25 mijë euro, derisa bashkëshortja e tij një Audi A3 në vlerën 10 mijë euro.
60 mijë euro i mban të kursyera në bankë, derisa 150 mijë euro të tjera si borxhe-kredi.
Të hyrat vjetore të tij edhe bashkëshortes së tij arrijnë vlerën 31, 800 euro.
Pasuria e tij në total llogaritet rreth 1 milionë e gjysëm.