5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Familjarizmi: Axha i Glauk Konjufcës punësohet si këshilltar politik në Ministri të Mbrojtjes

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka emëruar si këshilltar politik Rabit Konjufcën, që çuditërisht del të jetë i afërt, shumë i afërt, tepër i afërt me Glauk Konjufcën – kryetarin e Kuvendit.

- Advertisement -

Konjufcës i punon edhe babai në Kuvend, por prej tash e tutje duket se edhe Rabiti – të cilin merret vesh se e ka axhë – do ta ketë pranë, pasi ky i fundit do të punojë në ministrinë e Mbrojtjes.

Nga kjo mund të kuptohet se Rabiti do të jetë pranë një familjari tjetër të Glaukut, Albin Kurtit – që do të ketë pozitë ne kryeministrit.

Albin Kurti ka lidhje familjare me Glauk Konjufcën.”Baba i nanës të babës së Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem” – kishte shpjeguar z. Kurti para elektoratit.

- Advertisement -

Kjo nënkupton se edhe baba i nanës së axhës së Glaukut, pra Rabiti, e ka djalë të axhës, babën e babës së burrit të çikës së tezes së Albinit.

Ndryshe, edhe Arben Vitia ka emëruar një familjar të një deputeti të VV-së si këshilltar politik. Bëhet fjalë për Naim Ukën, të vëllain e Fitim Ukës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit