10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tërmkolli: Mos guxoni ta prekni edhe njëherë flamurin – simbol të Dardanisë!

Rekomandime

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër pas shumë deklaratave kundër mbajtjes së flamurit Dardan në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ai e ka quajtur “turr të ri kundër flamurit Dardan”.

“Dardania është e sotmja dhe e nesërmja jonë shqiptare! Është vendi ynë, janë tokat tona! Mos guxoni ta prekni edhe njëherë flamurin – simbol të Dardanisë!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Turri i ri kundër flamurit Dardan

Më 2005, disa vagabondë të (vetë) quajtur veteranë të luftës, e dogjën flamurin Dardan midis sheshit në Prishtinë, fare afër ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Tani pas sa vitesh, qenkan ringjallur “veteranë” të rinj, kryesisht të së njëjtës linjë edhe politike, të cilët në turrje kundër Presidentes Osmani, i janë turrur flamurit Dardan me lloj lloj arsyetimesh e kundërshtimesh, herë duke e quajtur flamur i Rugovës, herë i LDK-së e që nuk paska vend në Presidencë. Dihet gjerësisht se ai është flamur, simbol i Dardanisë i promovuar e vendosur nga Presidenti Rugova. Si stemë presidenciale e vendosi Presidenti Sejdiu. Nuk di ta ketë larguar ndonjëri nga presidentët deri tani. E përdori edhe Presidenti Thaçi kohë të gjatë për ta hequr pastaj.

- Advertisement -

Këta patriotë institucionalistë të cilët duke dashur ta godasin Presidenten, po iu pengon simboli i Dardanisë, nuk kam dëgjuar të kenë kontestuar flamurin e Serbisë p.sh. që valon lirshëm në tokën e Dardanisë, i përdorur me ligj e pa ligj.

Dardania është e sotmja dhe e nesërmja jonë shqiptare! Është vendi ynë, janë tokat tona!

Mos guxoni ta prekni edhe njëherë flamurin – simbol të Dardanisë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit