11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Militarët serbë në Karaçevë, Kastrati i drejtohet Thaçit, Qunit dhe Veliut: Provokimi dhe terrorizimi është i papranueshëm!

Rekomandime

Gjatë ditës se sotme disa militarë të armatosur serbë, kanë hyrë në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari, Qëndron Kastrati i cili thotë se provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm, shkruan Indeksonline.

“Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”, u shpreh Kastrati.

Kryetari thotë se lidhur me këtë çështje u ka nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit