3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Mini Shengeni” Ballkanik merr goditjet e rënda, ‘vdes’ plani Rama-Vuçiq-Zaev

Rekomandime

“Lëvizja e lirë në hapësirën evropiane është përfitim i madhe dhe i vetëm, i shumëfishtë, ndërsa idetë e tilla në qorr sokakët e Ballkanit nuk bëhen për tjetër, veç për interes por edhe predominim politik dhe ekonomik, nga i cili përfitojnë ata që e dominojnë tregun dhe kanë hapësirë të madhe të krijuar në agjendën diplomatike ndërkombëtare, ky e minimizojnë dhe e dominojnë ndikimin e anëtarëve më të vegjël të një përbërje të tillë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Projekt propozimi i krijimit të të ashtuquajturit “Mini Shengen” Ballkanik, për të cilin u akorduan së fundi Aleksandër Vuçiq, Zoran Zaev dhe Edi Rama, por me një aprovim paraprak të heshtur e në distancë edhe nga Hashim Thaçi, sipas analistëve politikë do të mbetet një storie e përpjekjes së dështuar, pasi që zërave politikë kundërshtues të këtij projekti që shpërthyen në Kosovë, pjesërisht edhe në Shqipëri, i është bashkuar në mënyrë zyrtare edhe Qeveria e Malit të Zi.

Prandaj, sipas analistëve kjo ide dhe ky projekt, do ta përjetojë të njëjtin kundërshtim dhe pamundësim të realizimit, sikur se plani i mëhershëm i hartuar tinëzisht, madje në takime të fshehta me kalendar në baza të rregullta javore mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Ky projekt tani nuk e ka as përkrahjen ndërkombëtare, për çka është deklaruar edhe ambasada amerikane në gjermani- Berlin.

- Advertisement -

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, thuhet se e mirëpresin këtë, por duhet përfshirë edhe Kosova, “Ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në deklaratë.

E profesori i së drejtës, Blerim Burjani, njëherësh analist i njohur politik, thotë se me këto dy kundërshtimet e fundit, nga Kosova dhe Mali i Zi, projekti Vuqiqi- Rama- Zaev-Thaçi mbetet vetëm projekt në letër për arkivat e historisë.

Blerim Burjani

- Advertisement -

“Ngase askush më nuk është i interesuar për rekonstruimin e një mini Jugosllavie të re, të kontrolluar dhe dominuar nga Serbia për të realizuar interesat ruse në Ballkan dhe në zemër të Evropës. Gjasat janë tepër të vogla për këtë temë, që të ndodhë avancimi përpara në këtë projekt propozim që u lansua dhe diskutua së fundmi. Po shihet ashiqare që nuk e ka përkrahjen nga Kosova, sikurse që u pa se nuk e ka as përkrahjen nga Mali i Zi. Pra, në projekte të tilla mjafton që vetëm një shtet ta kundërshton dhe të mbyllet rruga e një ideje të tillë”, tha analisti politik, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, shtetet dhe popujt e Ballkanit duhet të kërkojnë me ngulëm hapjen e rrugës së lirë për integrim dhe lëvizje të lirshme në Evropë, dhe jo të izolohen nga Evropa duke shpikur krijesa të tilla sikur që është tash iniciativa tinëzare për një Jugosllavi të re të dominuar dhe udhëhequr nga Serbia, edhe në planin ekonomik, politik dhe administrativ e shtetëror.

“Lëvizja e lirë në hapësirën evropiane është përfitim i madhe dhe i vetëm, i shumëfishtë, ndërsa idetë e tilla në qorr sokakët e Ballkanit nuk bëhen për tjetër, veç për interes por edhe predominim politik dhe ekonomik, nga i cili përfitojnë ata që e dominojnë tregun dhe kanë hapësirë të madhe të krijuar në agjendën diplomatike ndërkombëtare, ky e minimizojnë dhe e dominojnë ndikimin e anëtarëve më të vegjël të një përbërje të tillë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nëse ka vullnet të sinqertë të bashkëpunimit dhe tejkalimit të barrierave ekzistuese mes këtyre vendeve, atëherë në suaza të bashkëpunimit ekonomik reciprok mundë të tejkalohen ato, pa pasur nevojë të futjes nën një ombrellë të përbashkët të karakterit shtetëror, tip federate apo konfederate, çfarë e kanë menduar dhe projektuar ideatorët Vuçiq, Rama, Thaçi, dhe Zaev.

“Pra lëvizjet e tilla të lira duhet dhe mundë të bëhen për një treg të madh përfitues në mes fuqive ekonomikisht dhe përafërsisht të të njëjtës madhësi, por jo prej një vendi të madhe të dirigjohen zhvillimet në më shumë vende të vogla. Prandaj jo vetëm në Kosovë por as në malin e Zi nuk ka gatishmëri për të hyrë në projekte të tilla të dyshimta, aq më tepër nuk është as momenti i ndonjë forme të ngjashme të bashkëpunimit mes shteteve derisa nuk janë krijuar akoma urat e bashkëpunimit për fqinjësi të mirë. Çdo formë e ngjashme e bashkëpunimit, që relativizon minimizon edhe çështjen e barrierave ndër kufitare, mundë të arrihet duke respektuar shtetet njëri tjetrin. Vetëm nëse janë njohura me vete paraprakisht dhe kanë heqë dorë nga pretendimet për territoret e huaja, të njëra tjetrës duke ju kthyer realitetit dhe sinqeritetit politik. Unë mendoj që Ballkani shpresën e vetë e ka dhe duhet ta kërkon te ekonomia globale evropiane, por jo të ketë emetimin e grupimeve politike dhe ekonomike të vogla dhe kështu të krijohen edhe probleme ende më të mëdha ekonomike”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit