4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Mini-Shengeni është një “mini-faqe e zezë” për Shqipërinë”

Rekomandime

Ish-minisitri i Drejtësisë , Ylli Manjani, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri. Vizitë e cila u prit me shumë protesta nga qytetarët.

- Advertisement -

Manjani në emisionin “A Show” në T7, u shpreh se “Mini-Shengenin” e sheh si një “mini-faqe e zezë” e Shqipërisë që po mban një takim me presidentin e Serbisë pa Kosovën.

Ai gjithashtu tha se për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë nuk ka asnjë justifikim.

Presidenti Vuçiç ndodhet në Tiranë së bashku me presidentin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në kuadër të “Mini-Shengenit” Ballkanik.

- Advertisement -

Manjani deklaroi:

Unë jam për të nxitur bashkëpunimin dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo që po ndodh, kjo është një minifaqe e zezë e Republikës së Shqipërisë, sepse kjo nuk duhej të ndodhte pa qenë Kosova pjesë e asaj tryeze. Këtu nuk ka asnjë justifikim për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit