Me korficientin prej 105 eurove që e ka përcaktuar Qeveria e Kosovës, profesorëce universitar do t’u ulet paga, derisa ministrave do t’u rritet ndjeshëm.Derisa një profesor i rregullt deri më tani ka marrë 1486 euro, me ligjin e ri do të marrë 1302 euro, pra ulje prej rreth 200 euro, raporton Gazeta Blic.
Profesorit të Asocum i është ulë paga për 150 euro. Nga 1334 sa ka marrë deri tani, me Ligjin e ri do të marrë vetëm 1197.
Profesori Asistent nga 1182 euro sa ka marrë, tani do të marrē vetëm 1092, pra rreth 100 euro ma pak.
Ndërkaq, Asistenti nga 803 sa e kishte pagën, tani do të marrë 756.
Në anën tjetër, me ligjin e ri të pagave, ministrat fo të kenë rritje të ndjeshme, pra mbi 500 euro rritje.