16 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ministren e paralizuar e harrojnë jashtë samitit: “Prita dy orë”!

Rekomandime

Ministrja izraelite e energjisë, Karine Elharrar nuk mundi të merrte pjesë në ditën e parë të samitit të klimës në Glasgow, dhe jo për faj të saj.

E mbërthyer në një karrige me rrota për shkak të distrofisë muskulare, ministrja u la jashtë takimit, i cili duket nuk qe i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara. “Dy orë prita jashtë”, tha ajo ndërsa shtoi se mundësitë e vetme për të pasur qasje në samit ishin të ecje ose të ngjiteshe në një makine e cila nuk kishte hapësirë për karrigen me rrota.

- Advertisement -

“Është e trishtë”, u shpreh ministrja, “ që OKB-ja trumpeton me të madhe aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar por ndërkohë nuk e pasqyron këtë as në vetë eventet e saj”.

Në fund, kur nuk mundi të hyjë në samit, ajo, sic thanë pjesëtarë të stafit të saj u detyrua të kthehej në hotelin që ndodhej ne kryeqytetin skocez, Edinburg, rreth 80 km larg. Një zyrtar i delegacionit të kryeministrit izraelit, Naftali Bennet deklaroi se ka informuar zyrtarisht organizatorët e samitit për këtë incident. Ai shtoi se nuk do të marrë pjesë nëpër takime nëse Elharrar nuk do të jetë e pranishme në samit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit