1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri dhe deputeti në kuvendin e Kosovës i bashkohen protestuesve në Veri të Mitrovicës

Rekomandime

Qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore.

Kjo pasi ata paralajmëruar mbajtjen e një proteste sot për shkak se nuk do të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë. Po ashtu, për protesta u raportua se do të mbahen edhe në komunën jugore të Shtërpcës, si dhe në Graçanicë.

- Advertisement -

Në këtë protestë janë parë edhe zyrtarë të Listës Serbe.

Në mesin e protestuesve është parë ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe deputeti Slavko Simiq.

Ndërkohë, shtetet e Quint-it kanë shprehur shqetësim se në protestat e paralajmëruara sot nga qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të ketë rrezik për përshkallëzim të dhunës.

- Advertisement -

Në një deklaratë të përbashkët, shefat e misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që protestat e sotme të jenë paqësore dhe të mos kalojnë në dhunë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit