2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ministri gjerman i Shëndetësisë kërkon nga Bundestagu: Votoni pro migrimit të rinjve kosovarë në Gjermani

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Gjermanisë të votojnë pro imigrimit të rinjve kosovarë në Gjermani, sepse vendi i tij ka nevojë për më shumë se 80 mijë punëtorë shëndetësorë.

- Advertisement -

“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman”, tha ministri gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premtën, përcjell Telegrafi.

Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“A e dini se çka po më nervozon më së shumti? Dyfytyrësia juaj. Ky është pikërisht ai lloj imigrimin qe duam”, tha ai.

- Advertisement -

“Kur isha në Prishtinë në Kosove, takova 18-vjeçarë, bisedova me ta në një gjermanishte standarde pa theks. Edhe pse nuk ishin kurrë në Gjermani, ata thonë se e mësuan gjuhën e këtij vendi për të qenë gati kur do ta kenë shansin e tyre të parë në Gjermani. Sepse duan të ndajnë vlerat e këtij vendi me neve. Sepse duan të zhvendosen këtu, jo për të shkaktuar dëme, por për të jetuar këtu. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që neve na duhet. Shpresoj se do të thoni PO më në fund. Kjo është saktësisht ajo që neve na duhet!”, tha ministri gjerman, që vjen nga radhët e CDU.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn vizitoi gjatë korrikut Kosovën, me ç’rast nënshkroi me palën kosovare marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

- Advertisement -

Ai tha atëherë se Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.

 

“Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha atëherë ministri Spahn.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit