-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministri i Drejtësisë tregon në detaje se si Haradinaj ndryshoi marrëveshjen për Ujmanin

Rekomandime

Po vazhdojnë të dalin dy versione për atë se çfarë ka ndodhur me Marrëveshjen e Washingtonit në pikën për Ujmanin. Versioni i parë është i LDK’së kurse i dyti i AAK’së. Ende nuk dihet se kush nuk po e thotë të vërtetën: Kryeministri Hoti apo Ministri i Drejtësisë Selim Selimi. Ky i fundit doli sot për herë të parë dhe tha se Ramush Haradinaj ndryshoi marrëveshjen për Ujmanin nga Prishtina.

- Advertisement -

Avdullah Hoti ose Selim Selimi janë duke e thënë publikisht një të pavërteta lidhur me përfshirjen e liqenit të Ujmanit në Marrëveshjen e Washingtonit.Kryeministri ka thënë ditë më parë se AAK nuk ka ndikuar që marrëveshja për Ujmanin të ndryshohet. Ndërsa, Selim Selimi sot përsëriti se Ramush Haradinaj shpëtoi liqenin nga një marrëveshje që do ta bënte bashkëpronare Serbinë.

“Sa i përket deklarimeve se për shkak të presionit të AAK’së është ndryshuar kjo pikë, nuk ka asnjë lidhje”, ka thënë Kryeministri Hoti, të martën në emisionin Pressing në T7.Në një intervistë “Balkan Talks’, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka thënë të kundërtën e asaj që e ka deklaruar shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti.Ka përsëritur se marrëveshja për Ujmanin u bë e mirë për Kosovën vetëm pasi Ramush Haradinaj intervenoi nga Prishtina.

“Aktivizimi i z. Haradinaj nga Prishtina dhe roli i tij aktiv për këtë marrëveshje, mund të them, ka qenë ndryshim pozitivisht. Pasi që këshillat e tij dhe sugjerimet e tij e bën Marrëveshjen më të mirë”, ka thënë Selimi, në intervistën dhënë gazetarit Frango Egro, shkruan Express.Zyrtari i AAK’së ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me atë se fillimisht ka pasur rrezik që marrëveshja të nënshkruhej ku palët dakodroheshin se do ta ndanin Liqenin e Ujamnit.“Ne versionin e parë të marrëveshjes, thuhet se ka një ndarje mes palëve për çështjen e energjisë, pastaj ka dalë studimi i fizibiliteti. Do të thotë që se amerikanët do të bëjnë një udhëzues se si do të shfrytëzohet liqeni për energji. E jo të ndajmë ne liqenin e Ujamnit”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka thënë se gjithë ndërhyrja e Haradinajt ka qenë në të mirë të Kosovës.“Intervenime të tilla, veçanërisht të z. Haradinaj, i cili ka një përvojë të jashtëzakonshme në dialogim, dhe ka një njohuri për çështjet e sovranitetit dhe çështjet e shtetit ka qenë një pikë kthese në pikat e kësaj Marrëveshjeje”, ka shtuar ai.Selimi ka konfirmuar se tash e tutje udhëzues për Qeverinë sa i përket temave nacionale do të jenë Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.“Për çështje nacionale, është e mirëpritur dhe e domosdoshme që garantuesit e këtij koalicioni që kanë nënshkruar platformën qeverisëse të kycen aktivisht pasi ata e kanë hisen e formimit të kësaj Qeverie. Aktivizimi i tyre i bën mirë çështjeve nacionale dhe udhëzues për Qeverinë”, ka shtuar ai.

“Çështjet nacionale janë të ndjeshme. Përgjegjësia shkon përtej koalicionit qeveritar”, ka thënë ai.Ndërkohë, në temën e ndryshimit të marrëveshjes për Ujmanin është përfshirë edhe Isa Mustafa, i cili ka thënë se s’është e vërtetë se ka pësuar ndryshim“Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator)”, ka shkruar Mustafa pas disa reagimeve të Ramush Haradinajt.Një ditë para marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washington, më 3 shtator, ka pasur përplasje mes dy grupeve të delegacionit, zyrtarëve të LDK’së dhe atyre të AAK’së.Nga Prishtina, Ramush Haradinaj kërcënoi se do t’i largonte Ministrat nëse pranohet marrëveshja ashtu siç ishte propozuar nga Amerikanët. Është raportuar pastaj se Haradinaj ka pasur një telefonatë aspak të këndshme nga një zyrtar amerikan, i cili e ka kërcënuar me sanksione amerikane nëse ndikon në mosarritjen e marrëveshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit