10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ministri i Jashtëm gjerman: Javëve të ardhshme do të vijnë edhe rreth 100 mijë doza të vaksinës anti-COVID për Kosovën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të vijnë edhe një numër prej 100 mijë vaksinave antiCOVID në Kosovë.

- Advertisement -

Gjatë konferencës për medie, Maas theksoi se është i vetëdijshëm që kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj theksoi se do të vazhdojnë t;i dalin në ndihmë Kosovës për të vaksinuar edhe pjesën tjetër të popullsisë.

“Kosova tashmë i ka pranuar 24 mijë nga 100 mijë vaksinat e planifikuara deri në maj nga COVAX. Në javën e ardhshme atyre do tu shtohen edhe 100 mijë vaksina të tjera.

Ne e dimë që nuk mjafton, por ne llogarisim që vaksinat në javët e ardhshme do të shtohen nga kompanitë farmaceutike dhe kjo nuk do të jetë fjala e fundit.

- Advertisement -

Ne do të ju mbështesim që të vaksinoni qytetarët dhe ta kaloni situatën me pandeminë në mënyrë të suksesshme”, tha Maas në konferencë për medie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit