1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri i Mbrojtjes: E kemi arritur qëllimin kryesor në Ukrainë

Rekomandime

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “qëllimi kryesor” i Moskës në Ukrainë ishte “çlirimi” i rajonit të Donbasit, një shenjë se Moska mund të kalojë në objektiva më të kufizuara pasi u përball me rezistencën e ashpër të Ukrainës në muajin e parë të luftës, shkruan The Guardian.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax citoi Shoigu të thoshte të martën:

- Advertisement -

Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit janë përfunduar. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm, gjë që bën të mundur përqendrimin e vëmendjes dhe përpjekjeve tona kryesore në arritjen e qëllimit kryesor – çlirimin e Donbasit“.

Shoigu pohoi më tej se forcat ajrore të Ukrainës dhe sistemi i mbrojtjes ajrore janë “shkatërruar praktikisht” dhe se Rusia tani e kontrollon qiellin mbi Ukrainë, përcjell Gazeta Express.

Të premten e kaluar, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë tha gjithashtu se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte “përgjithësisht” e përfunduar, duke thënë se vendi do të fokusohej në “çlirimin” e rajonit të Luhanskut dhe Donetskut, të njohur së bashku si Donbas.

- Advertisement -

Forcat e vendit megjithatë kanë vazhduar aksionin e tyre në disa fronte beteje anembanë Ukrainës gjatë fundjavës, duke përfshirë sulmin në qytetin perëndimor të Lvivit, ku një raketë lundrimi ruse u përplas në një depo karburanti.

Rusia ka ndryshuar objektivat e saj në Ukrainë gjatë gjithë luftës, pasi nuk arriti të sigurojë një fitore të shpejtë ndaj Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit