-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministri i Mbrojtjes jep detaje për mjetet e mbledhura nga Fondi i Sigurisë

Rekomandime

Fondi i Sigurisë është i sigurt dhe është themeluar për shkak të rrethanave gjeopolitike në botë dhe jo vetëm Iuftës së Rusisë në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Gjatë një raportimi para Komisionit parlamentar për Siguri më 4 maj, Mehaj nuk dha detaje lidhur me atë se sa mjete janë mbledhur deri më tani, por tha se çdo mjet shtesë është i nevojshëm për institucionet e sigurisë së Kosovës, që të arrihen synimet ushtarake.

- Advertisement -

“Mjetet e mbledhura financiare nga ky fond, synohen të përdoren në përputhje me strategjinë shtetërore të Kosovës, që pritet të miratohet shumë shpejt nga Qeveria e Kosovës”, tha Mehaj.

“Forca, ushtria dhe policia ofrojnë siguri dhe e dimë që na është shtuar buxheti, por për t’i arritur kapacitetet edhe nevojat ushtarake të sigurisë, nuk po flas vetëm nevojat ushtarake, por edhe ato të ushtrisë, është i nevojshëm çdo buxhet shtesë që i jepet ushtrisë dhe policisë”, shtoi ai.

Sipas ministrit Mehaj, i gjithë procesi i themelimit të këtij fondi ka qenë në “koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara, me partnerët tanë, kështu që ata që publikojnë lajme të rreme, më vjen keq për ta, por ne nuk kemi bërë asgjë pa koordinim me partnerët”.

- Advertisement -

Më 1 mars, Qeveria e Kosovës njoftoi për themelimin e Fondit të Sigurisë, në të cilin, qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë.

Ministri Mehaj tha se pavarësisht se buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rritur, ende nuk janë përmbushur nevojat e sigurisë.

- Advertisement -

Buxheti për këtë vit për Forcën e Sigurisë së Kosovës është 100 milionë euro. Më herët, kjo shumë ishte rreth 60 milionë. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se shuma e ndarë për ushtrinë përbën 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Në tetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri ligje, përmes së cilave mundësohet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ky proces është paraparë të zgjasë dhjetë vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit