1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ministri i Mbrojtjes, pranon flamurin e Amerikës nga gjenerali amerikan

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar flamurin e SHBA-ve nga jenerali amerikan Larry L.Henry, në përmbyllje të misionit të tij si shef i shtabit të përgjithshëm të KFOR-it, shkruan Kosova Ime.

- Advertisement -

Njoftimi i Mehajt: 

Sot, nga gjenerali amerikan Larry L.Henry, në përmbyllje të misionit të tij si shef i shtabit të përgjithshëm të KFOR-it, pranova Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është ngritur në nderim të vizitës sime në Kampin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Film City.
Në letrën shoqëruese me flamur shkruante:

“Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon për sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave që luftojnë forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës.”. e në fund të saj ishte thënia e famshme e ish-presidentit të njohur amerikan, Ronald Reagan : “Nuk ka asnjë kufizim në sasinë e të mirës që mund të bësh nëse nuk të intereson kush e merr kredinë”.
Ju faleminderit nga zemra dhe Zoti ju bekoftë gjeneral Henry!
Zoti i bekoftë SHBA-në dhe Kombin amerikan!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit