7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Stefanoviq: Ushtria serbe në shkallën e parë të gatishmërisë

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq, për të shkuar më pas në Rashkë.

- Advertisement -

Ata kanë vizituar një pjesë të forcave të ushtrisë serbe, të cilët thuhet të jenë në fazën e parë të gatishmërisë.

Vizita në fjalë u parapri nga një takim me komandantët e disa njësive të Ushtrisë Serbe, ka njoftuar Ministria serbe e mbrojtjes.

Këto zhvillime duket se kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit, Jarinje e Bërnjak, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës dhe protestues të etnisë serbe.

- Advertisement -

Ministri serb i mbrojtjes u shpreh se njësitet e Ushtrisë serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe të Novi Pazarit.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre.” – u shpreh Stefanoviq.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit