Ministri i ri plotë energji: E kam lënë familjen dhe punën për me i shërby vendit

0
363
Armend Mehaj

Armend Mehaj, në një ceremoni zyrtare ka pranuar detyrën e ministrit të Mbrojtjes nga ish-ministri, Anton Quni. Ky i fundit u shpreh i kënaqur që këtë detyrë po ia dorëzon Mehajt.

Mehaj ka thënë se nga mërgata ka ardhur në Kosovë për t’i shërbyer vendit.

“Unë vij nga mërgata. E kam lënë familjen dhe punën për me i shërby vendit. Ne familjarisht i kemi shërby vendit, unë s’kam qenë në UÇK, por familjarisht i kemi kontribu UÇK-së për qëllimet që i kemi pas. Kam shërby në misione të tjera. Ato avancime do t’ia sjell forcës sonë”, ka thënë Mehaj, transmeton IndeksOnline.

“Ne do avancojmë FSK-në me arrit qëllimin e misionit të sigurisë. Kam respektin dhe nderin e madh me marrë detyrën nga ish-ministri Anton Quni, kam emocione dhe respektin e madh për kontributin që e ka dhënë”, ka theksuar ministri i ri.

“Ato punë që lypin rishqyrtim, do rishqyrtohen. Qëllimi ynë është mu avancu në Kombe të Bashkuara, me strategji në NATO, avancim i Forcës… duke marrë pjesë në misione paqëruatëse. Ushtrinë e Kosvoës me avancu sikurse shtetet e tjera, bashkë me miqtë ndërkombëtarë do t’i arrijmë ato qëllime. Së bashku, na priftë e mbara. Zoti e bekoftë Kosovën!”, shtoi Mehaj.