Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, ka reaguar ndaj fyerjeve të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin, duke e shpërndarë dhe rikujtuar një fotografi të kriminelëve serb të luftës që kërkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare për 5 milionë dollarë.
Majko i ka reaguar Vulin, duke ia rikujtuar ministrit serb, kur ku kriminelet e luftës, Slobodan Miloshevic, Rodovan Karazic dhe Ratko Mladic kërkoheshin nga Tribunali Ndërkombëtar për krimet në Jugosllavi, dhe shpërblimi ishte 5 milionë dollarë, kush tregon se ku gjindeshin.
Majko ka thënë çmimi në kohë të vështira është ai më realisti.
“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë. Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë”, ka shkruar Majko në Facebook.
Ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se me vënien në funksionim të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Vulin duke kritikuar BE po heshtin derisa “Shqipëria e Madhe”, po formohet, ka fyer edhe shqiptarët.
“Ajo që u jepni ’shqiptarimave’ nuk mund t’i ndalojë serbët”
Postimi i plotë:
Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.
Duhet ti kujtohet, besoj, se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!
Sot!… Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!.