17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ministri i Vetëvendosjes publikon listën: Grupi Koha, media që mori më së shumti para nga Qeveria Hoti

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti para nga Pako e Rimëkëmbjes, nga Qeveria Hoti.

- Advertisement -

Në pakon prej 60 milionëve, një prej përfituesve është edhe Grupi Koha, si media që ka përfituar më së shumti para nga kjo pako, raporton Express

Grupi Koha ka përfituar 70 mijë e 775 euro nga Pako e Rimëkëmbjes, të ndara nga Qeveria Hoti në muajin tetor të vitit 2020.


Në këtë listë figuron edhe “Dukagjini shpk” me 73 mijë e 385 euro, por kompania, përveç mediumit përfshin edhe biznese të tjera si hoteleri, ndërtimtari e të tjera, derisa biznesi i Grupit Koha, sipas të dhënave në ARBK përfshin vetëm televizionin, shtypshkronjën dhe gazetë.

- Advertisement -

Ndryshe, ministri Murati ka shkruar në Facebook se këtë listë e ka publikuar për hir të transparencës.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit